
Mosuli, fortesa e fundit e ISIS-it në Irak, tashmë është në duart e forcave të koalicionit.
Kryeministri Haider al Abadi zgjodhi të udhëtonte drejt qytetit të dytë më të madh të vendit për t’u uruar personalisht trupave të Bagdadit ngadhënjimin mbi shtetin e dhunshëm islamik.
Mediat e mëdha ndërkombëtare e kishin raportuar prej orësh neutralizimin e xhepave të fundit të rezistencës në qytet e pritej vetëm zyrtarizmi i triumfit dhe disfata e militantëve.
ISIS e mori Mosulin qershorin e 2014-tës përpara se të avanconte në rajonet sunito-arabe të Irakut e të shpallte krijimin e Kalifatit atje dhe në Siri. Përpara syve të ushtareve irakianë u shfaqen skena shkatërrimi kur hynë ne lagjen Bab al-Jadeed, rrugët e të cilës mbuloheshin nga gërmadha.
Ne dhjetëra prej tyre megjithatë zgjodhën të festonin pa e pritur shpalljen e fitores nga autoritetet.
Forcat e Bagdadit patën mbështetjen ajrore të koalicionit dhe atë të luftëtareve peshmerga në terren gjatë ofensivës për të rimarrjen e Mosulit. Muaj të tërë luftimesh, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër, përfshirë xhamine historike 850 vjeçare Grand al-Nuri bashke me minaren e saj 45 metra të lartë që xhihadistët e hodhën në erë së fundmi.
Jeta nën hijen e ISIS-it dhe dhuna kanë detyruar shpërnguljen e më shumë se 900.000 personave, e kjo do të thotë gati gjysma e popullatës që numëronte qyteti përpara konfliktit.
Këta njerëz, zymtësia dhe pasiguria e ardhmes i pret edhe në kthim. Të vrarët, sipas organizatave të ndihmës, janë me mijëra. Kombet e Bashkuara parashikojnë që riparimi i infrastrukturës bazë të qytetit do të kushtojë mbi 1 miliardë dollarë.
Top Channel