Tragjike në Brazil, 2-vjeçarja humb jetën pasi bie në lumë dhe sulmohet nga piranjat Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pret që së shpejti mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe të nënshkruhet një “marrëveshje e fuqishme” tregtare.
Nga Hamburgu, ku po zhvillohet samiti i vendeve të G20-s, Trump tha gjithashtu se do të vizitojë Londrën dhe kur u pyet se kur do të ndodhë kjo, ai tha se do të caktohet së shpejti.
Në bisedimet e zhvilluara kokë më kokë, Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May ranë dakord për t’i kushtuar vëmendje marrëveshjes tregtare post-Brexit, kanë deklaruar burime pranë qeverisë britanike.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, sipas të njëjtave burime, shprehu qartë bindjen e tij se Britania “do të lulëzojë” kur të ketë lënë Bashkimin Europian.
Në takimin 50-minutësh, dy liderët u fokusuan pikërisht në bashkëpunimin dypalësh, duke e cilësuar diskutimin mes tyre si “shumë pozitiv”. Para takimit Trump e cilësoi si “shumë të veçantë” marrëdhënien me kryeministren May.
“Ne kemi punuar për një marrëveshje tregtare që do të jetë shumë, shumë e madhe, shumë e fuqishme dhe shumë e leverdisshme për të dy vendet tona. Mendoj se do ta arrijmë këtë marrëveshje shumë, shumë shpejt”, tha Trump.
Top Channel