Kontestimet e vetme në Kavajë për zgjedhjet e pjesshme u bënë vetëm gjatë procesit të plotësimit të tabelave, por asnjë nga partitë politike nuk dërgoi një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për këtë.

Me dërgimin e tabelave nga KZAZ, KQZ bëri sot dhe certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në Kavajë, duke njohur kështu Isa Sakjan si kreun e ri të bashkisë së këtij qyteti.

Ndërkohë, me certifikimin e rezultatit në Kavajë, partitë kanë ende hapësirë për të bërë ankimimet e tyre në Kolegjin Zgjedhor në Gjykatën e Apelit brenda afatit që përcakton ligji.

Top Channel