Nis fushata, Selami në Lezhë: Të gjejmë shkaqet e krizës së PD

06/07/2017 00:00

Ka nisur nga Lezha fushata elektorale për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

I pari që është takuar me strukturat e PD në këtë qytet ka qenë Eduard Selami, i cili në fjalën e tij përpara demokratëve ka theksuar nevojën që të kërkohen arsyet e problemeve pse Partia Demokratike është duke kaluar një nga krizat më të mëdha.

Ndërkaq, që në këto momente pritet të nisë dhe takimi i kandidatit Lulzim Basha me strukturat e Partisë Demokratike po në Lezhë.

Top Channel