Libri i Elisabeth Gowing, fija e argjendtë që lidh Ballkanin

06/07/2017 00:00

“Fija e Argjendtë, një rrugëtim në zejtarinë ballkanike”. Kështu i përshkruan njërëzit Elisabeth Gowing, nëpërmjet punës së filigranit, një mjeshtëri që realizon krijime të mahnitshme. Gjithashtu një mënyrë njohje e artit dhe e këtyre brezave.

Gowing e prezantoi librin e saj mes artistëve e mjeshtrave të fushës, përfaqësuesve të trupit diplomatik, e orgnizatave ndërkombëtare në bibliotekën e COD.

“Praktikisht në secilin vend që kam shkuar njerëzit kanë thënë që ‘babai im ka punuar, po unë jo’. Është si të kapësh diçka që është duke ikur”, tha shkrimtarja Elisabeth Gowing.

Kjo fije e argjendtë e saj përshkruan historinë e Ballkanit. Që nga lukset e vezirëve të Stambollit e deri tek shfaqja e filigranit në malësitë shqiptare. Si Edithi, ajo udhëtoi dhe gjeti këta njerëz që jetojnë nga nxjerrja e argjendit, e deri tek gratë kurajoze që punojnë mrekulli të brishta e delikate me materiale të forta për të siguruar pavarësinë e tyre.

“Trashëgimia shqiptare i përket jo vetëm Shqipërisë, është pjesë e kulturës evropiane dhe botërore”, thtoë Linda Spahiu, koleksioniste dhe studiuese.

Gowing ka theks të dukshëm prej Kosove pas një kohe të gjatë pune aty. Në 2016 ajo është vlerësuar nga presidentja Atifete Jahjaga me çmimin “Nënë Tereza” për punë humanitare dhe në 2017 nga Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May, me cmimin “Point Of Light” për vullnetarizmin.

Top Channel