Rama “mbledh” idetë për “Shqipërinë që duam”

04/07/2017 00:00

Një ditë pas takimit me grupin e ri parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama iu drejtua shqiptarëve nëpërmjet Facebookut, duke u bërë thirrje që të kontribuojnë me idetë e tyre në portalin “Shqipëria që duam”.

Kreu i qeverisë thotë se mandate i ri ka nevojë për rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit. Në portal, thotë ai, janë të mirëpritur të gjithë njerëzit e zakonshëm, me të cilët Rama ka thënë se do të bashkëqeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Kush ka një shkollim të besueshëm jashtë, apo brenda vendit, sipas Edi Ramës dhe nëse ka dëshirën për të qenë në fushëbetejë në 4 vitet e ardhshme për Shqipërinë është i mirëpritur.

Top Channel