
Tingujt e instrumenteve të vjetër rikthehen ne edicionin e katërt të festivalit “Vox Baroque”. Filozofia e këtij viti bazohet mbi muzikën napoletane, me qëllimin për t’u njohur me mire sipas organizatoreve me folkun e këtij qyteti.
“Jam fokusuar tek muzika napoletane këtë vit, pasi ishte kulmi i krijimtarisë në atë periudhe me Scaletin, Pergolesin në 1.700 kishte një lulëzim të jashtëzakonshëm jo vetëm me muzikën, por edhe me pikturën. Në Napoli ishin 4 konservatorë në atë kohë, gjë që as sot nuk ekzistojnë 4 të tillë ndaj mendova që Napoli meriton vërtetë një edicion special”, shprehet Jusuf Beshiri, organizator i “Vox Baroque”.
Vox Baroque është konceptuar si një festival në lëvizje për shumë qytete, një alternative freskie në ditët e nxehta të korrikut.
“Ne fusim një itinerar të ri në festivalin tonë: Kalanë e Rozafës. Tirana ka një privilegj për mendimin tim ka teatrin, ka operan. Kurse rrethet kanë gjithmonë mangësi dhe unë kam dashur që përmes këtij festivali të muzikës Baroke të promovoj edhe traditën kulturore të vendit tim”, shton Beshiri.
Pas instilacionit “Reja”, “Dyqani i Rakos” në Korçë e Muzeu “Onufri” në Berat do të jene pikëtakimet e ardhshme për ta përmbyllur këtë festival më 11 korrik sërish në Tiranë, në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Top Channel