Paloka: Patozi vendosi kushte dhe nuk kandidoi

03/07/2017 00:00

Edi Paloka doli para mediave për të komunikuar edhe zyrtarisht vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike për zgjedhjet brenda saj.

Nënkryetari i PD tha se kryesia diskutoi edhe kërkesat e Astrit Patozit.

“Rasti i zotit Patozi ishte i qartë dhe u diskutua në kryesi. Pati një deklaratë të tij, por me disa kushte. Patozi nuk kandidoi dhe kjo nuk është çështje burokracie”,

Paloka tha se procesi i zgjedhjeve do të jetë transparent dhe nga ku do të fillojë ringritja e Partisë Demokratike.

Nënkryetari i PD tha se në mbledhjen e Kryesisë ka patur një kërkesë për të bërë një analizë të humbjes së zgjedhjeve më 25 qershor.

“S’mund të bëjë Kryesia analizë të zgjedhjeve. Analizë do të ketë, ku do të dalin të gjitha përgjegjësitë e Bashës”, tha ai.

Top Channel