Inter realizon blerjen e parë

30/06/2017 00:00

Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar është futbollisti i parë i afruar te Interi, në këtë merkato verore.

Ish mbrojtësi i Sampdorias ka kryer sot vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar njëkontratë pesë vjeçare me zikaltrit. Zyrtarizimi i tij do të bëhet ditën e hënë më 03 korrik, ditë kur zikaltërve do të mund t’u lejohet të bëjnë blerje.

Skriniar do të vijë te Inter për një shumë prej 35 milionë eurosh, nga të cilat, 15 do të kompensohen nga transferimi i Caprarit te Sampdoria.

Ky i fundit do të zyrtarizohet nesër, pasi 15 milionë eurot e tij do të përdoren nga zikaltrit për të mbyllur pozitivisht bilancin, në respekt të Fair Play Financiar.

Kështu Skriniar bëhet i pari futbollist i erës Spalletti, në krye të Interit, ndërsa mediat italiane këmbëngulin se zikaltrit  kanë mbyllur një tjetër marrëveshje, e cila ashtu si për Skriniar, do të zyrtarizohet në javën e ardhshme.

Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll të Fiorentinës, Borja Valero, i cili pritet të vihet në dispozicion të Spalletit më 06 korrik, ditë kur do të nisë përgatitja e zikaltërve për sezonin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA