Ekspozojnë artistët e rinj, punimet e një viti të studentëve të artit

29/06/2017 00:00

Ekspozita e atelierit të Multimaedias , realizuar me punimet më të mira të vitit akademik është një traditë. Këto janë punë relativisht të thjeshta, të studentëve. E fillojnë me kërkimin e vetes, të origjinës së tyre, pastaj me ato ide që ata i shqetësojnë më shumë. Gjithcka ndonjëherë nis nga një problem.

“Ky është fundi. Ajzbergu që duket për publikun, sepse është një proces i gjatë që skalitet me marrëdhënien me binomin pedagog-student. Ku ne i provokojmë nëpërmjet temave dhe ata shfaqen, shpërfaqen dhe në dimë si të udhëtojmë bashkë me to për të ndërtuar një udhëtim arti le të themi”, tha Vladimir Myrtezaj.

Udhëtimi është i pamatë sepse është gjithmonë me një identitet të ri, me një individualitet të ri. Kjo është një nevojë e tyre për tëkomunikuar, për dialog që përkthehet në prurje dhe risi. Dhe e bukura është paparashikimi.

“Mbajme hapur dialogun dhe ky dialog vjen nëpërmjet refleksit kulturor. Do të thotë që përvec atyre që ne i quajmë materie të ngurta që i japim formë leksionesh, e mbajmë hapur edhe në pikat e vëzhgimit kulturor. Që do të thotë në referencat bashkëkohore, në ekspozitat bashkëkohore, që hapim. Problematikat që dalin. Edhe temat tona kanë një rrjeshë nga këto lloj ndikimesh”, thotë Myrtezaj.

“Ky instalacion paraqet tre koka njerëzish që përzihen nga një makineri. Nëse e dalloni me vëmendje ato janë gërma dhe këto gërma simbolizojnë fjalët që ne shprehim në jetë, dhe bëjmë e mendojmë”, shprehet Tamara Kurti, studente.

“Të gjitha videot e mia, jo vetëm këto të treja që unë kam shfaqur këtu kanë qenë në lidhje me absurdin. Domethënë të nxjerrësh njeriun jashtë kontekstit të tij real”, thotë Viktoria Nikolla, studente.

Nëpërmejt instalacionit dhe videove kryesiht kjo ekspozië është një mënyrë e të filluarit të artit bashkëkohor nga artistë të rinj, që realiteti i këtushëm ju jep frymëzimin e duhur për krijim.

Top Channel