Turi i të rinjve, 40 çiklistë pjesëmarrës

26/06/2017 00:00

Më shumë se 40 sportistë nga 10 skuadra të ndryshme ishin pjesë e startit emocionues të Turit Çiklistik për të rinjtë në vendin tonë.

Me një përfaqësim dinjitoz në garat në nivel europian dhe botëror, çiklizmi shqiptar synon të mbështesë dhe më të rinjtë e apasionuar dhe stërvitur në pedalim.

Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet Rrethi Çiklistik i Shqipërisë për të rinjtë, turne që synon të përgatisë moshat për përfaqësim në nivele më të larta dhe aktivitete ndërkombëtare.

Çiklisti i mirënjohur veteran, Fejzi Povata, emrin e të cilit mban dhe një nga kupat çiklistike në vend në mënyrë simbolike ia ka kaluar stafetën çiklistëve të rinj, duke kërkuar më shumë rezultate prej tyre.

Çiklistët e rinj kanë pedaluar drejt Elbasanit në këtë fazë të parë të turit që do të vazhdojë drejt Shkodrës e Vlorës për t’u mbyllur në Rrogozhinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA