Përfundon numërimi në Qarkun e Korçës, ja si ndahen mandatet
26/06/2017 00:00
Në Korçë ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive, 463 të tilla, dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 48.94% të votave.
PD renditet e dyta me 32.95% të votave, ndërsa LSI renditet forcë e tretë me 14.58% të votave.
Korça ndan 11 mandate deputetësh, e në bazë të rezultateve, rezultati është: PS 6 mandate; PD 4 mandate; LSI 1 mandat.
Top Channel