Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen mandatet
26/06/2017 00:00
Në Dibër ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive, 252 të tilla, dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 24.715 vota ose 33.87% të votave.
PD renditet e dyta me 21.142 vota ose 28.97% të votave, PDIU renditet forcë e tretë me 12.531 vota ose 17.17% të votave. LSI vjen e katërta me 12.336 vota ose 16.91 % të votave.
Dibra ndan 6 mandate deputetësh, e në bazë të rezultateve, rezultati është: PS 2 mandate; PD 2 mandate; PDIU 1 mandat dhe LSI 1 mandat.
Por kush janë deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Dibrës:
PS
1- Ilir Beqaj
2- Almira Xhembulla
PD
1- Dhurata Cupi (Tyli)
2- Xhemal Gjunkshi
PDIU
1- Reme Lala
LSI
1- Përparim Spahiu
Top Channel