
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka komentuar me tone pozitive fitoren e PS në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ahmetaj, i cili garonte për deputet në Rrogozhinë, është shprehur se shqiptarët zgjodhën projektin e PS për “Shqipërinë që Duam”.
“Zgjodhëm projektin e Rrogozhinës që duam, me Partinë Socialiste, për vazhdimin e rrugës së reformave, Rilindjes Urbane, zhvillimit ekonomik dhe punësimit”, ka thënë Ahmetaj.
Në profilin e tij në Facebook, Ahmetaj ka nënvizuar se Partia Socialiste ka dalë forcë e parë në Rrogozhinë me mbi 2.000 vota diferencë nga vendi i dytë.
“Mirënjohje për mbështetjen! Të çojmë përpara projektin e nisur për Rrogozhinën që duam, për Shqipërinë që duam!”, ka thënë Ahmetaj.
Bushati: 2 herë mat… Basha
Me një postim ka reaguar edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. “Në QV 1929, e njohur si bastion historik i PD dhe si “çerdhja” e Lulit, sot na sjell rezultatin surprizë me 212 vota për PS dhe 151 vota për PD (+61)!!!”, ka thënë Bushati.
Top Channel