Voton Veliaj: Të tregojmë maturinë e duhur

25/06/2017 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit tek shkolla “Fan Noli”.

Veliaj i është shmangur çdo lloj simbolike politike dhe pasi ka hedhur fletën në kuti është takuar me të gjithë komisionerët. Më pas, në një prononcim për mediat, ai ka bërë thirrje për një proces të qetë, për të cilin ka shprehur bindjen se do të nxjerrë fituese Partinë Socialiste.

“Së pari, gëzuar Bajramin! Iu uroj të gjithëve një ditë të mbarë dhe sic ishte ky një muaj solidaritetit të jenë të gjithë muajt e tjerë të vitit. Sot është edhe një festë tjetër, ajo e demokracisë. Tirana është një kryevend dhe duhet të jetë kryeqytet edhe i demokracisë. Ndaj do të kërkoja një nder të fundit në fushatë, që të kemi sa më shumë pjesëmarrje e të sillemi si kryeqytetas. Kemi pasur një fushatë pa incidente dhe do të doja ta mbyllnim me nder gjithë këtë proces”, ka thënë Veliaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta