Meta voton: Liria dhe dinjiteti nuk kanë çmim

25/06/2017 00:00

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ka votuar në qendrën e tij të votimit në kopshtin 31 në kryeqytet.

I pyetur lidhur me arrestimet për vjedhjen e votës, Meta tha se liria dhe dinjiteti nuk ka çmim. “Të votojnë kundër kujtdo që bëjnë presion për votën e tyre, kundër kujtdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre sepse sot shqiptarët duhet të tregojnë dhe do të tregojnë që liria dhe dinjiteti i tyre është gjëja më e shenjtë për ta. Sot në këtë ditë të shenjtë për të gjithë. Liria dhe dinjiteti i tyre nuk ka çmim, e ardhmja e tyre nuk ka çmim”, tha Meta.

Ndërsa zonja Kryemadhi tha se ky është momenti për të shprehur dëshirën dhe kërkesat, “padrejtësitë që u janë bërë përmes votës”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta