Berisha: Shqiptarët të vendosin për fatin e tyre
25/06/2017 00:00
Edhe ish-kryeministri Berisha i është drejtuar qendrës së votimit. Në deklaratën për mediat pasi ka hedhur votën, Berisha ka uruar shqiptarët si për festën e Bajramit, ashtu edhe që të votojnë të lirë.
“Uroj që shqiptarët të votojnë të lirë, të vendosin fatin e tyre për 4 vitet që vijnë, për ndryshimin që meritojnë. Ftoj qytetarët të ngrihen në lartësinë e guximit dhe besimit të tyre, në mënyrë që të bëjnë që të triumfojë vullneti i tyre i lirë. Gëzuar për mbarë shqiptarët. Sot ndihem më festiv se asnjëherë”, ka thënë Berisha.
Top Channel