Portieri kuqezi, Maignan: “E di që e ardhmja ime është e diskutueshme, por nuk duhet të më shqetësojë.”
Shqipëria është dhe një hap më pranë kualifikimit në fazën finale të Ligës Europiane pas fitores që arriti me Azerbjaxhanin në Tiranë, ku triumfoi me rezultat të pastër 3-0.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Melka bëri një lojë shumë të mirë, ku mbi të gjitha spikati organizimi i mirë dhe nuk hasi kurrfarë problemi përballë Azerbajxhanit që e mposhti për të dytën herë brenda pak ditëve.
Anton Qafarena dhe Gazmend Husaj ishin ndër më të mirët për kombëtaren e volejbollit, që u tregua mbizotëruese në lojë që në setin e parë, të cilin e fitoi me rezultatin 25-15 pas vetëm 28 minutash lojë.
Në setin e dytë, Azerbjaxhani u përpoq të bënte rezistencë, por në fund gjithsesi Shqipëria arriti të fitojë 25-21.
Më i thjeshtë seti i tretë, që zgjati vetëm 27 minuta me Shqipërinë që fitoi 25-19 dhe krejt takimin 3-0 me sete.
Me këtë fitore kuqezinjtë blinduan vendin e dytë në grup, pas dy fitoreve që morën dhe në Maqedoni dhe tani i nevojitet vetëm 1 fitore në ndeshje për të kaluar në raundin final.
Ndeshjen e radhës Shqipëria do ta ketë këtë të shtunë me Suedinë.
Top Channel