Partitë politike, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po rrezikojnë procesin zgjedhor, pasi 3 prej tyre nuk kanë dërguar emrat e komisionerëve në qendrat e votimit në 16 KZAZ.
“Në zbatim të nenit 100 të Kodit Zgjedhor, nesër, ditën e shtunë, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit, proces i cili duhet të përmbyllet 15 orë para hapjes së votimit. Ky proces i rëndësishëm po vihet në rrezik nga partitë politike, të cilat nuk po depozitojnë propozimet për komisionerët e qendrave të votimit”, tha Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së.
Në 16 KZAZ në të gjithë vendin, partia më problematike sa i takon plotësimit të qendrave të votimit me komisionerë është Partia Republikane, e cila nuk ka plotësuar detyrimin në 13 të tilla.
Partia Demokratike nuk ka dërguar emrat e komisionerëve në qendrat e votimit në 10 KZAZ, ndërsa Partia Socialiste nuk ka dërguar emrat për qendrat e votimit në 6 KZAZ. Qarqet me më shumë KZAZ të paplotësuara me komisionerë në qendrat e votimit deri tani nga këto 3 parti janë Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Elbasani.
Top Channel