
Lulëzim Basha u kujtoi për herë të fundit qytetarëve lezhjanë premtimet sipas tij të pambajtura të kryeministrit Rama, kur u kërkoi që më 25 qershor të votojnë projektin e demokratëve për një ekonomi të fortë.
“E mbani mend kur premtoi 300 mijë vende pune, kur premtoi shëndetësi falas, kur u premtoi fermerëve mbështetje dhe uljen e taksave për 97 për qind të shqiptarëve? Sa prej këtyre premtimeve ka mbajtur? Zero premtime dhe 16 mld euro të shpenzuara”, tha Basha.
Si kryeministër i vendit, Basha tha se do të ketë vetëm një shqetësim kryesor.
“Flet për gjithçka veç ekonimisë. A na duhet edhe katër vite të tjera kur nuk mbajti premtimet, kur bëri fasada, palma dhe fishekzjarre me lekët tuaja, kur nuk keni mjaftueshëm para për fëmijët tuaj? Fama është gjithçka për të. Por kjo merr fund më 25 qershor! Vetëm ju, puna juaj dhe mirëqënia juaj është preukupimi im kryesor. Unë nuk do të luftoj për famë, por për gjithësecilin prej jush, për punësimin tuaj, për ekonominë tuaj”, premtoi Basha.
Sipas kreut të PD, kjo është e vetmja zgjedhje para shqiptarëve më 25 qershor.
“Githçka tjetër është “kokrra hini”, thotë Fishta. Reforma në drejtësi u votua, nuk ka forcë ta ndalë. Nuk votohet për të më 25 qershor, por për taksa më të ulëta, që është thelbësore për të thithur investime dhe për të bërë Shqipërinë konkurruese. Ku e ke planin? Pse s’erdhe në debat? Pse ke dalë prap në fushatë me kokrra hini si para katër vitesh? Lezha në veçanti do t’i paraprijë fitores”, ka shtuar Basha.
Top Channel