Perez thyen heshtjen: Do të flas me Ronaldon. I pafajshëm

20/06/2017 00:00

Florentino Perez, i cili sapo ka nisur mandatin e tij të tretë në krye të Realit të Madridit, ka thyer heshtjen për çështjen “Ronaldo”. Presidenti 70-vjeçar deklaroi se Ronaldo është i pafajshëm sa i përket padisë për evazion fiskal.

“Disa nga mediet bënë që Ronaldo të dukej si kriminel, e kjo nuk është aspak e lehtë për një person që ndodhet në pozitat e tij”, tha Perez.

“Askush nuk e mori parasysh dyshimin se ai mund të jetë i pafajshëm. Jam i sigurtë se lojtari nuk i ka fshehur kurrë të ardhurat e siguruara nga të drejtat e imazhit. Do ta mbroj me forcë këtë lojtar, pasi e njoh preh vitesh. Nuk kam folur ende me të, por do ta bëj pas Kupës së Konfederatave. Nuk na ka ardhur asnjë ofertë, as për të dhe as për Moratën apo James”.

Perez foli edhe për objektivat e tjera të merkatos, si Donnarumma dhe Mbappe. Presidenti i Realit të Madridit pranoi se klubi është në ndjekje të portierit 18-vjeçar të Milanit, me futbollistin që ka refuzuar rinovimin me klubin kuqezi.

Ndërsa për Mbappe, Perez tha se i vjen mirë kur dëgjon deklaratat e lojtarit se dëshiron vetëm Realin, ndërsa shtoi se do ta ndjekë me vëmendje situatën e tij, ashtu siç po bën edhe me Donnarummën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA