Paris Jackson në kopertinën e Vogue

20/06/2017 00:00

Paris Jackson shfaqet për herë të parë në kopertinën e revistës prestigjioze të modës “Vogue Australia”.

Vajza e mbretit të popit, Michael Jackson u përzgjodh për të qenë në kopertinën e muajit korrik.

Sipas kryeredaktores së revistës, Edwina McCan, Jackson do të jetë emri që do të përbëj lajm përgjatë këtij viti.

Ajo mendon se 19-vjeçarja ka shumë potencial dhe do të arrij të bëhet një nga emrat më të kërkuar në industrinë e kinematografisë edhe modelingut.

Intervista e realizuar për revistën, ku Paris foli për këtë fazë të jetës së saj, u realizua nëpërmjet SMS-ve, kjo pasi 19-vjeçarja mendon se pyetjet e printuara nuk janë një mënyrë e mirë komunikimi. Duke u përgjigjur me sms t’i mund të jesh me spontan, është shprehur Jackson.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel