Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Donald Trump mund të takojë presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, përpara atij rus, Vladimir Putin.
“Detajet do të përpunohen deri në minutat e fundit, – thonë mediet e huaja, – se nuk ka sesi shpjegohet ndryshe fakti që Poroshenko ende nuk e ka bërë publike axhendën e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, të planifikuar për javën që vjen”.
Ministria e Jashtme në Kiev e ka konfirmuar se do të ketë një takim mes presidentëve, por nuk e ka saktësuar datën. Që pas fitores së Trumpit në presidencialet amerikane, në Ukrainë është folur shpesh për një takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë.
Koha e takimit është me shumë rëndësi, sepse Poroshenko dëshiron ta takojë shefin e Shtëpisë së Bardhë përpara se ai të gjendet përballë Putinit.
Në këtë mënyrë, kreu i shtetit ukrainas do të ketë mundësinë të shpjegojë këndvështrimin e tij mbi konfliktin në vendin e vet, e mundësisht të sigurojë mbështetjen e Amerikës.
Trump dhe Putin do të takohen për herë të parë së bashku, në kuadrin e takimit të G20-s në Hamburg, në fillim të korrikut. Edhe pse nuk e pranon hapur, Kievi i druhet një marrëveshjeje mes Moskës dhe Uashingtonit, nisur nga fakti që Trump e ka lavdëruar shpeshherë shefin e Kremlinit gjatë fushatës, e sipas “Deutsche Welle”-s ka pasur madje edhe paralajmërime për njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë.
Top Channel