Rusia kërcënon SHBA: Objekt sulmesh, avionët dhe dronët e koalicionit

19/06/2017 00:00

Kriza siriane ndan gjithnjë e më shumë SHBA-në dhe Rusinë. Moska njoftoi se do të konsiderojë si objektive sulmesh, avionët dhe dronët e koalicionit, që do të fluturojnë në perëndim të lumit Eufrat.

Ndër të tjera, komanda ruse ka pezulluar çdo kanal komunikimi me palën amerikane, një procedurë kjo që zbatohej për të evituar incidentet në qiell.

Vendimi i Kremlinit erdhi pak orë pas rrëzimit të bombarduesit sirian SU 22, nga një avion F-18 amerikan, në afërsi të qytetit të Tabqa. 

Koalicioni pretendon se avioni sirian kishte sulmuar forcat e mbështetura nga Amerika, që luftojnë kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik, në rajonin e Rakas.

Shtëpia e Bardhë kujtoi të drejtën për vetëmbrojtje në Siri, por shtoi se ishte e rëndësishme të ruheshin linjat e komunikimit me Moskën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA