SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork
“Boeing” ka prezantuar një version të ri të avionit të saj “737 Max jetliners”, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron hapi “Paris Airshow” të hënën.
Prodhuesi amerikan i avionëve tha se kishte më shumë se 240 porosi nga të paktën 10 klientë për avionin e ri 737 MAX 10, i cili mund të mbajë deri në 230 persona në një konfigurim të vetëm “singel klass”.
Analistët thonë se pjesëtari i pestë i familjes 737 max, synon të mbushë hendekun që ekziston në portofolin e “Beoing”-ut që ka rënë në fund të tregut pas shitjeve të kënaqshme të “Airbus A 321 neo”, që mund të mbajë deri në 240 persona në bord.
Paris “Airshow”, që nis të hënën dhe përfundon të dielën, zhvillohet në sfondin e një intensifikimi të trafikut ajror, si pasojë e rritjes ekonomike, por një rënie e vazhdueshme e oreksit për avionë të rinj, është shënuar, në vijim të kërkesave për modelet e fundit që kursejnë karburant, në vitet e fundit.
Top Channel