Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Të paktën 58 njerëz janë shpallur të zhdukur dhe mendohet se kanë humbur jetën në katastrofën e kullës Grenfell në Londër. Kjo shifër përfshin 30 viktima e konfirmuara si pasojë e zjarri të frikshëm që përpiu bllokun e apartamenteve në perëndim të Londrës të mërkurën.
Komandanti i policisë metreopolitane, Stuart Cundy tha se numri i viktimave mund të rritet dhe se operacionet mund të zgjasin disa javë, ndërsa premtoi një hetim të plotë.
“Ky është hetim i policisë dhe ne hetojmë cështje kriminale. Hetimi do të identifikojë cdo krim të mundshëm dhe do të përfshijë gjithcka. Do të zbulojmë pse zjarri nisi dhe si u përhap. Do të inspektojmë godinën dhe rinovimine saj”, tha ai.
Mediat britanike ndërkohë raportojnë se pritet që numri i të humburve, rrjedhimisht viktimave të kalojë 70. Të afërm të viktimave, banorë të kullës dhe vullnetarë u takuan për rreth 2 orë e gjysmë me kryeministren Theresa may në zyrën e kësaj të fundit, pas sulmeve verbale që kreu i ekzekutivim mori një ditë më parë kur nuk takoi asnjë prej tyre.
Pjesëmarrësit në takim nuk thanë se për cfarë u diskutua, por premtuan se do të shpallin së shpejti kërkesat dhe pritshmëritë e tyre. Ajo që duket qartësisht është reagimi kaotik dhe i paqërshtatshëm i autoriteve lokale pas tragjedisë, pasi banorët e ndërtesës së djegur janë ende të pastrehë, identifikimi dhe gjetja e viktimav calon ndjeshëm dhe asnjë plan i qartë nuk është publikuar.
Banorë të komunitetit thanë se nuk duan që bashkia e Kensingtonit dhe Chelsea të jetë e përfshirë ne operacione, pasi as vetë zyrtarët e saj nuk kanë besim se mund të përballen me pasojat e tragjedisë.
Top Channel