
Zonja Erinda Ballanca bëri këtë të shtunë në Kuvendin e Shqipërisë betimin si Avokatja e Popullit.
Zonja Ballanca u zgjodh në këtë post më datë 22 maj 2017 dhe pas betimit të sotëm përpara deputetëve ajo ka filluar menjëherë detyrën si titullare e institucionit, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, për një mandat 5-vjeçar.
Zonja Ballanca është diplomuar me medalje të artë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1996.
Ajo ka një përvojë të suksesshme 20-vjeçare si avokate, periudhë gjatë së cilës ka qenë e zgjedhur në pozicione drejtuese si në Këshillin Drejtues të Dhomës së Avokatisë së Tiranës, ashtu edhe në Asamblenë Kombëtare të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.
Gjithashtu, gjatë periudhës së mësipërme, ajo ka qenë edhe lektore e së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë, si dhe ka dhënë kontribut në hartimin e legjislacionit shqiptar, duke filluar që nga Kushtetuta e mjaft akte të tjera normative.
Top Channel