Mandija kërkon shkarkimin e kreut të Drejtorisë Detare

16/06/2017 00:00

Zv.kryeministrja Ledina Mandija i ka kërkuar ministrit të Transporteve shkarkimin nga detyra të drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Gazmir Tahiri.

Në kërkesën e saj, Mandija argumenton se, Tahiri ka vënë në dispozicion të një subjekti politik mjete të cilat janë pronë e administratës shtetërore.

Duke iu referuar provave filmike, numri dy i qeverisë, njëkohësisht drejtuese e task forcës së posaçme për mbikëqyrjen e zyrtarëve që përfshihen në fushatë elektorale, sqaron se më 27 maj, një anije e portit të Vlorës është përdorur nga disa të rinj, simpatizantë të një partie politike kanë shëtitur në det, të shoqëruar nga kandidati për deputet dhe duke manifestuar simbolet partiake.

Zv.kryeministrja i ka kërkuar ministrit Dervishaj të marrë masa menjëherë dhe të referojë rastin pranë organeve përkatëse të Prokurorisë së Përgjithshme.

Top Channel