ISIS po planifikon një tjetër valë sulmesh në Europë
16/06/2017 00:00
Agjencia ligjzbatuese e Bashkimit europian, Europol ka dhënë alarmin se shteti islamik po përgatitet për një valë të re sulmesh në Europë.
Dronet me eksploziv dhe femrat xhihadiste, pritet të jenë mënyrat se si po përgatitet ISIS, të sulmojë Europë.
Këto informacione u bënë të ditura në një raport që përmbledh tendencat që nga viti 2016 dhe që u publikua të ditën e enjte, nga Europol.
Arrestimet për aktivitete të xhihadit, raportohet se janë rritur vitin e kaluar, ashtu si në tre vitete e fundit radhazi. Kështu, nga 395 të arrestuar në 2014-ën, numri ka shkuar në 718, në vitin 2016.
Top Channel