Ipeshkvinjtë e rinj, Papa emëron dy klerikë shqiptarë

16/06/2017 00:00

Papa Françesku ka emëruar tre ipeshkvinj të rinj në Shqipëri.

Dom Gjergj Meta tashmë do të jetë Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit dhe do të mbajë titullin Imzot. Në këtë detyrë, Imzot Gjergj Meta zëvendëson Imzot Cristoforo Palmierin.

Po ashtu, Ati i Shenjtë ka caktuar dhe drejtuesin e Dioqezës së Sapës, e cila prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga jeta të Imzot Lucjan Avgustinit, drejtohej nga Dom Simon Kulli. E do të jetë pikërisht Imzot Simon Kulli ai që zyrtarisht do të jetë dhe Ipeshkvi i kësaj Dioqeze.

Po ashtu, Papa Françesku ka caktuar dhe administratorin e ri apostolik të Shqipërisë së Jugut, atë Giovanni Peragine, që deri tani ka shërbyer si famullitar në kishën e Shën Kollit në Milot.

Edhe pse ata u emëruan nga Ati i Shenjtë si Ipeshkvinj, dekreti papal pritet të lexohet e tu dorëzohet ditën kur ata do të shugurohen e do të marrin zyrtarisht detyrën e tyre.

Top Channel