Martohu…me lejen e ministrit, Reagimi i Beqirit: Për këto raste, OK e jap unë

14/06/2017 00:00

“Martohem këtë javë, më takon 5 ditë leje, por drejtoresha nuk e firmos se ka dhënë urdhër ministri”, ka deklaruar Lumturie Hasa. Duket se kjo kronikë një ditë më parë në Top Channel, mund t’i sjellë lumturinë e martesës Lumturi Hasës.

Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri përmes një njoftimi publik ka lënë të kuptohet se infermierja që punon në një qendër shëndetësore në Tiranë do të mund të shijojë muajin e mjaltit.

Por vetëm me lejen personale të ministrit. Pasi në këtë periudhë zgjedhjesh mund të martohesh vetëm me leje të kryetitullarit. Ministria  e Shëndetësisë shpjegon se urdhri i ministrit pezullon vetëm pushimet vjetore të paplanifikuara dhe nuk citon kufizime apo ndalime për pushime të tjera të paguara siç është rasti i infermieres.

Në njoftim thuhet se kushdo që ka kërkuar leje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për arsye të veçanta që nuk kanë lidhje me fushatën elektorale,  nuk i është mohuar leja. Pra infermierja duhet te kërkojë leje  te ministri qe ajo te martohet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta