Tmerr në Ekuador, gjenden pesë koka njerëzish të varura në një plazh turistik me një mesazh kërcënues Gati 200 demokratë në Kongresin amerikan kanë bashkuar forcat për të depozituar padinë kundër presidentit Donald Trump, për pranimin e pagesave nga qeveri të huaja nëpërmjet bizneseve të tij.
Presidenti akuzohet se ka shkelur nenin e shpërblimit në Kushtetutën amerikane, i cili ndalon marrjen e dhuratave pa miratimin e Kongresit.
Në fakt, siç kujton “Zëri i Amerikës”, që prej qiellgërvishtëseve, fushave të golfit, verës, biftekut apo parfumeve, asnjëherë më parë ndonjë shef i Shtëpisë së Bardhë nuk e ka pasur emrin e tij në kaq shumë produkte.
Kjo e ka ndihmuar manjatin njujorkez të jetë një biznesmen shumë i suksesshëm, por nga ana tjetër e ka bërë lehtësisht të goditshëm si president.
Një gjë e tillë doli në pah të hënën, kur shteti i Merilendit dhe Distrikti i Kolumbias e paditën me pretendimin se po përdor Presidencën për të zgjeruar perandorinë e vet të biznesit.
“Është e pashembullt, që populli amerikan të pyesë çdo ditë nëse vendimet apo veprimet e ndërmarra i shërbejnë Amerikës apo presidentit Trump”, deklaroi kryeprokurori i Merilendit, Brian Frosh.
Padia fokusohet te hoteli i Trumpit në Uashington, që ndodhet vetëm pak hapa larg Shtëpisë së Bardhë.
“Jemi në dijeni se qeveritë e huaja po shpenzojnë parà aty për të siguruar favore nga presidenti. Dua t’iu jap një shembull: Mbretëria e Arabisë Saudite. Qeveria e së cilës ka interesa të mëdha politike e biznesi, ka shpenzuar me qindra mijëra dollarë në hotelin ‘Trump International’”, sqaroi Karl Racine, prokuror i Përgjithshëm i Uashington DC.
Përfaqësues të organizatës private të Trumpit këmbëngulin se do t’i dhurojnë Departamentit amerikan të Thesarit çdo përfitim të marrë nga zyrtarët e huaj që qëndrojnë në hotelet e miliarderit.
Top Channel