Kakavijë, lëvizja do të ndërpritet për 9 orë

11/06/2017 00:00

Kalimi i mjeteve dhe këmbësorëve në doganën e Kakavijës, do të ndërpritet për 9 orë, më datë 12.06.2017.

Njoftimi është bërë nga Policia greke, sipas të cilës ndërprerja e plotë e lëvizjes do të bëhet nga ora 03:00-12-00, të datës 12 qershor.

Shkak i kësaj ndërprerjeje është një riparim në sistemin kompiuterik ku rregjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe automjeteve që kalojnë kufirin.

Top Channel