
Virgine Caquot është një fotografe e pavarur franceze nga veriu i Francës, e diplomuar për Shkenca Humane. Ajo jeton në Shqipëri prej tre vitesh. I është dedikuar fotografisë prej 20 vitesh dhe këtu gjeti një terren që e frymëzoi.
Tirana për të ishte destinacioni i ndaluar që në fëmijëri. Kur ajo vizitonte Ballkanin me prindërit e saj e ndërsa këtu nuk vinte dot për shkak të izolimit komunist.
Kur mbërriti në këtë qytet pa një varg rrugësh dhe ndërtesash të zbraztë nga kuptimet. Në rrugëtimin e saj ajo eci, ndaloi dhe humbi. Perceptoi çdo gjë me kureshtje. Muajt pas mbërritjes ishin më të rëndësishmet në kapjen e hendekut midis mënyrës si shpërfaqet një vend dhe si realisht është ai. Filloi të fotografojë që prej 2015 e deri më sot. Nga ku vjen me një ekspozitë tërësisht me fotografi bardh e zi që e quan“Tirana në rrugëtim”.
“I zgjodha t’i bëj bardh e zi, sepse kjo i jep një dimension më intes fotografisë. Unë punoj gjithashtu me ngjyrat. Por 90 përqind e fotove të mia janë bardh e zi”, shprehet Virgine Caquot, fotografe.
Ekspozita sjell imazhe të Tiranës, përgjatë rrugëve të saj, në dy vitet e fundit. Sipas Caquot, qyteti ndryshon dhe evoluon në sytë e atij që e sheh pas objektivit e përmes tij, fikson kundërvënie e pranëvënie realitetesh.
“Tirana ka diçka që më tërheq shumë. Diçka që nuk e shoh dot në Francë. Por e gjej këtu ekskluzivisht, e gjej në Shqipëri. Megjithatë nuk ka vetëm fotove të marketeve, shitësve ambulant nëpër tregje në rrugë, pazarit të ri etj. Por ka edhe foto nga vende të ndryshme në Shqipëri që unë e mendoj se duhet të ishin pjesë e ekspozitës”, thotë Caquot.
Në këtë rast, ajo e pati takimin me publikun duke zgjedhur një qasje artistike që e sheh Tiranën “së jashtmi” bardhë e zi, në mjediset e Qendrës reflektohen njëri pas tjetrit momente të jetës së përditshme në kryeqytet, të ritreguara me mjeshtërinë e fotografes.
“Ajo që më tërhoqi më shumë ishte pamja e parë kur unë erdha në Tiranë. Dhe për këtë ishte më të vërtetë një zbulim që unë nuk e kisha parë në vend tjetër. Ishte frymëzim më shikim të parë. mendova do ta kthej në ekspozitë punën që do bëj me këto fotografi”.
Ajo që i dukej ndryshe, e pazakontë, apo ndonjëherë qesharake dje, tashmë ka evoluar bashkë me të duke jetuar në këtë qytet dhe duke ecur nëpër rrugët e tij. Por ky nuk është ende vizioni i saj. Por ajo afron pas vetes vizionin e një të huaji, të një fotografeje franceze që sheh qytetin me filtrin e kulturës së vet,identitetin dhe përvojën e saj. “Tirana në rrugëtim” na ofron këtë këndvështrim.
“Asgjë nuk ka të përbashkët me Francën. unë nuk i gjej. Kjo ishte arsyeja që më tërhoqi ta bëj konkrete këtë ekspozitë. Por Tirana është një qytet që evoluon kaq shumë, kaq shpejt, sa më impresionin. për shembull imazhet e pazarit të ri nuk i gjejmë dot më. Gjithçka rreth atij vendi është komplet e re. Dhe kjo gjë ka ndodhur shumë shpejt . Pavarësisht fotove dhe ekspozitës që unë kam bërë”.
Për gati dy vjet ajo fotografoi kështu Tiranën dhe përfitoi nga kjo pikëpamje e re dhe lëvizëse që e drejtoi syrin e saj në vendet ku pati mundësinë të jetojë. E nesërmja do të jetë një kujtimi bukur I një vendi me njerëz që kanë një stil jete të avashtë, por edhe të një qyteti që vrapon për nga zhvillimi.
Top Channel