Shalqiri i Divjakës, drejt Europës
07/06/2017 00:00
Çdo ditë, rreth 600 ton shalqi Divjake nisen nga pikat e grumbullimit drejt vendeve ballkanike dhe të Europës.
Çmimi i shitjes për prodhimin e parë të fushës shkon nga 80-150 lek për kg.
“Është rritur eksporti i shalqirit. Ecën mirë për momentin. Jemi të kënaqur me prodhimin dhe tregun”, thonë fermerët.
Me daljen në treg të prodhimeve nga zonat e tjera që kultivojnë shalqi, fermerët presin rënie të çmimit. Ndaj, edhe pse të kënaqur me shitjet deri tani, ata kërkojnë siguri për të ardhmen.
“Jo gjithmonë është mirë eksporti. Kur i sjellim këtu, këta tallen. Nuk ecën gjë prej gjëje”, shprehen fermerët.
Këtë vit është rritur kërkesa për disa lloje varietetesh, të cilët arrijnë peshën deri në 8 kg.
Top Channel