Padia e vettingut, Selami: Do të dështojë. Koalicionit të krimit po i vjen fundi

07/06/2017 00:00

Deputeti demokrat Eduart Selami ka reaguar në lidhje me padinë e radhës që Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve bënë në Kushtetuese ndaj ligjit të vettingut.

“Përpjekjet për të bllokuar reformën në drejtësi do të dështojnë. Koalicionit të krimit po i vjen fundi. Shqiptarët do të kenë drejtësi”, ka thënë Selami.

Selami ka qenë një zë kritik në radhët e PD kur kjo e fundit dilte kundër votimit të reformës në drejtësi, arsye për të cilën nuk u fut në listat zgjedhore.

Top Channel