Mandija prezanton kreun e ri të AZHBR-së, Fadil Shahini

07/06/2017 00:00

Zv.kryeministrja Ledina Mandija prezantoi drejtorin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini, i cili zëvendëson në këtë post Suela Popën.

Ky ndryshim erdhi pas marrëveshjes politike Rama-Basha, e cila këtë institucion ia kalonte opozitës.

Gjatë prezantimit, zëvendëskryeministrja nënvizoi në mënyrë të veçantë mosfillimin e asnjë prokurimi publik, konçesion apo partneritet publik-privat deri në përfundim të fushatës zgjedhore.

Gjithashtu, ajo i bëri thirrje punonjësve të atij institucioni të mos angazhohen në aktivitete elektorale gjatë orarit të punës dhe që pas orarit të respektojnë kufizimet e përcaktuara nga kuadri ligjor në fuqi.

Top Channel