Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Donald Trump do të caktojë juristin Christopher Wray në krye të Byrosë Federale të Hetimit, shefin e së cilës, James Comey e shkarkoi në mesin e hetimit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit.
Pozicioni është vakant prej një muaji. Wray ka shërbyer në adminsitratën e George W. Bush si asistent i prokurorit të Përgjithshëm në periudhën e viteve 2003-2005.
Ai ka qenë po kështu një prej avokatëve që përfaqësuan guvernatorin e New Jersey, njëkohësisht aleat i Trump, Chris Christie, gjatë të ashtuquajturit skandali “Bridgegate”, kur dy ish-zyrtarë të lidhur me të përdorën pushtetin për të mbyllur korsitë e urës “George Washington” në vitin 2013, në një akt hakmarrjeje politike.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, Trump e përshkroi Wrayn si një njeri me “kredenciale pa të meta”, ndërsa premton detaje të tjera më vonë.
Top Channel