Mot i kthjellët me vranësira kalimtare, parashikimi për këtë të hënë Bashkimi Europian në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, për të tretin vit rresht ndanë çmimet për Gazetarinë Investigativë për vitin 2016.
Çmimi i Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative shkoi për “Fiks Fare” dhe gazetaren Alisa Mysliu.
Ajo është vlerësuar për kronikën mbi sigurinë ushqimore transmetuar në emisionin “Fiks Fare”. Çmimi i dytë dhe i tretë shkuan për gazetarët Artan Rama dhe Elvis Nabolli, që u përzgjodhën mes 28 aplikantëve nga një juri me gazetarë të mirënjohur.
Kreu i Seksionit Politik, Ekonomik dhe i Informacionit në Delegacionin e BE-së në Tiranë, Jan Rudolph gjatë ceremonisë uroi reporterët e gazetarët për punën e tyre të guximshme.
“Kur mendojmë për lirinë e medias, ne gjithashtu mendojmë për përgjegjësitë për të raportuar faktet e vërteta dhe përgjegjësinë për të thënë të vërtetën”, theksoi Rudolph.
Çdo vit, çmimi i BE-së për Gazetarinë Investigative, organizohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për të promovuar dhe mbështetur gazetarinë e mirë investigative.
Top Channel