Provimi i anglishtes, maturantët mohojnë nxjerrjen e tezës
05/06/2017 00:00
Rreth 37 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të Gjuhës së huaj, duke nisur kështu provimet përmbyllëse të maturës. Provimi nisi në orën 09:00 dhe përfundoi në orën 12:00.
Maturantët u shprehen se teza nuk ishte e vështirë.
Pati dyshime se teza kishte dalë më parë se nxënësit të hynin në provim, por ata nuk e pohojnë.
Provimi i radhës i maturës është ai i Gjuhës Shqipe që do të zhvillohet në datën 10 qershor.
Top Channel