Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Salvatore Riina, apo siç njihet botërisht si Toto Riina falë edhe filmit bazuar mbi jetën e tij “Il Capo dei Capi”, është pranë lirimit nga burgu edhe përse është dënuar me burg për jetë për krime të shumta nën drejtimin e mafias siçiliane.
Ish-bosi i Cosa Nostras, tashmë në moshën 86-vjeçare, mund të lirohet nga burgu për shkak se “e drejta për të vdekur me dinjitet” i garantohet çdo të burgosuri në Itali.
Kjo është konfirmuar edhe nga Gjykata e Kasacionit në shtetin fqinj, duke iu referuar pikërisht rastit të Salvatore Riinas, i cili ndodhet në qeli që prej janarit 1993.
“Gjendja e rënduar shëndetësore e tij e favorizon ndjeshëm lirimin nga burgu, por tashmë i takon Gjykatës së Bolonjës që të vendosë nëse Toto Riina përbën akoma një rrezik për shoqërinë”, raportojnë mediat italiane.
Top Channel