
Mbrëmjen e së shtunës, Reali i Madridit arriti të mbrojë titullin kampion Europe, duke mposhtur në finalen e Champions League skuadrën e Juventusit, 4-1.
Për “galaktikët”, ky është trofeu i 12 në histori i kupës “veshëgjatë”, gjë të cilën e festuan duke veshur një fanellë festive me numrin 12.
Por diçka e çuditshme ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së madrilenëve, e zbuluar për mediet nga Roberto Carlos, ish-futbollisti brazilian i “Los Blancos”-ve, tashmë në rolin e ambasadorit.
I intervistuar nga “Onda Cero”, ish-futbollisti me numrin 3 tha se “Marcelo i pyeste të gjithë në dhomë se pse do të vishnin një fanellë me numrin 12”.
“Ishte i dehur, Marcelo nuk mbush mirë nga trutë”, thotë Roberto Carlos, sigurisht me doza ironie dhe shakaje.
Më tej, braziliani kampion bote shton:
“Marcelo më ka barazuar me fitimin e kupave europiane? Jo, nuk është e vërtetë, pasi për çdo trofe që fitojnë ata në fushë sot, fitimtar jam edhe unë për shkak se jam ambasador i klubit. Nëse Reali fiton, fitoj edhe unë”, thotë Roberto Carlos.
Top Channel