
Ish guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger i ka dërguar një videomesazh presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kundër vendimit të Shtëpisë së Bardhë për të mos qënë më pjesë e marrëveshjes së Parisit.
“Një njeri i vetëm nuk mund të shkatërrojë të ardhmen tonë”, thotë ai, që në një pasazh citon edhe Kenedin për misionin në Hënë. “Liderët e mëdhenj kujtohen nga njerëzit sepse shohin të ardhmen”, thekson aktori.
“Është e vërtetë, është më e lehtë të mbetetsh në të shkuarën, pasi është i njohur ndërkohë që ka frikë për atë që do të vijë”, shpjegon Scgwarzenegger.
Por kjo e kaluar, thekson ish guvernatori, provokon qindra e mijëra vdekje në vit në Amerikë, shkaktuar nga astma, tumoret dhe sëmundjet e rënda.
Top Channel