Urdhri ekzekutiv, Trump i drejtohet Supremes për ndalimin e myslimanëve

02/06/2017 00:00

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara të rivendosë menjëherë në fuqi urdhrin për ndalimin e udhëtimeve.

Ky urdhër, i cili është pezulluar, ndalon përkohësisht udhëtimin e personave nga 6 vende me shumicë myslimane, me arsyetimin se kjo do t’i bënte Shtetet e Bashkuara më të sigurta.

Që të marrë dritën jeshile, kërkesa duhet miratuar nga të paktën 5 prej 9 anëtarëve të gjykatës.

Urdhri ekzekutiv është bllokuar aktualisht nga disa gjykata më të ulëta, të cilat e konsiderojnë si “diskriminues”.

Por zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë deklaroi se administrata është “e bindur, se vendimi i presidentit Trump është brenda autoritetit të tij ligjor, e vjen si nevojë për të mbajtur kombin të sigurtë për të mbrojtur komunitetet nga terrorizmi”.

Urdhri i ndalimit të udhëtimeve u firmos më 6 mars, e do t’iu pengonte përkohësisht hyrjen në SHBA refugjatëve dhe vizitorëve nga Irani, Libia, Somania, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta