Rooney, Lineker, Beckham…700 mln paund humbje nga taksat

02/06/2017 00:00

Wayne Rooney, David Beckham dhe Gary Lineker kanë humbur një çështje fiskale me organet tatimore, që do t’i privojë ata nga 700 milionë paund.

Ylli aktual i Manchester United dhe dy ish-futbollistët e kombëtares angleze ishin mes 1.400 njerëzve që investuan në një skemë financimi filmash, të quajtur “Ingenious Media”, në të cilën ishin përfshirë edhe futbollistë të tjerë.

Ata që investuan në skemën e dyshimtë kishin marrë premtimin se, nëse futnin në fond 100 mijë paund do të kishin garancinë se do të shmangeshin nga taksat, nëse kishte humbje. Por gjithçka iu nënshtrua hetimit të organeve fiskale, ku u zbuluan raportime humbjesh artificiale, me qëllim përfitimet disamilionëshe, e nga kjo e pësuan edhe Wayne Rooney, David Beckham dhe Gary Lineker.

Skema u pezulua dhe u konsiderua e paligjshme, për shkak se sipas autoriteteve ishullore evitoi 420 milionë paund arkëtime në shtet dhe 280 milionë të tjera, që pritej të shtoheshin si interes.

Përveç 3 personazheve të njohur të futbollit, emra të tjerë të njohur për britanikët, si yjet e “showbizz”-it, Jeremy Paxman dhe Bob Geldof janë mes njerëzve me ndikim që ishin përfshirë në skemën mashtruese.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta