Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi se piratë kibernetikë patriotë mund të kenë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, por kurrsesi aktiviteti i tyre nuk ka qenë i financuar nga Moska.
Kjo përbën herën e parë, që udhëheqësi i Kremlinit duket se pranon mundësinë që sulme kibernetike në lidhje me zgjedhjet në vendet e tjera, mund të kenë nisur nga vendi i tij.
Gjatë Forumit Ekonomik të Shën Pjetërburgut, Putin i krahasoi “hacker”-at me artistët që mund të veprojnë në emër të Rusisë, nëse mendojnë se interesat e vendit të tyre po kërcënohen.
“Artistët mund të veprojnë në emër të vendit të tyre dhe të pikturojnë diçka. Njësoj ndodh edhe me ‘hacker’-at, nëse lexojnë apo shohin diçka për lidhjet mes shteteve. Nëse janë patriotë, ata kontribuojnë në një mënyrë që mendojnë se është e drejtë dhe luftojnë kundër atyre, që thonë gjëra të këqija për Rusinë”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.
Putin mohoi kategorikisht që “hacker”-at të jenë ndihmuar nga shteti rus, pasi tha se Kremlini nuk bën gjëra të tilla. Por shtoi gjithashtu se, “hacker”-at, përmes aktivitetit të tyre kibernetik, nuk mund të ndikojnë dot zgjedhjet në asnjë vend, pasi piratët kibernetikë janë të zotë me teknologjinë, por nuk kanë qasje në mendjet dhe bindjet e njerëzve.
Top Channel