Bëhet zyrtare, Franck Kessie lojtar i Milanit
02/06/2017 00:00
Milani ka zyrtarizuar transferimin e Franck Kessie nga Atalanta. Pas testeve të gjatë mjekësore dhe problemeve në to, gjithçka është zyrtarizuar.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, ndërsa do të qëndrojë dy vite i huazuar. Milani është i detyruar ta blejë kartonin e futbollistit në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Atalanta-n për 28 milionë euro plus 2 milionë bonuse.
Pas Mateo Musacchio, Franck Kessie bëhet lojtari i dytë i transferuar nga Milani, tashmë me drejtues kinezë, të cilët po hedhin baza për të rikthyer kuqezinjtë në elitën e futbollit europian.
Top Channel