Juventus mendon përtej Kardifit, blen Schick nga Sampdoria

01/06/2017 00:00

Patrick Schick, sulmuesi çek i Sampdoria që shkëlqeu në sezonin e parë të tij në Serinë A, nga 1 korriku do të jetë një lojtar i Juventusit.

Ishin mediat sportive italiane ato që njoftuan fillimisht arritjen e marrëveshjes mes bardhezinjëve dhe dorianëve dhe më pas vetë presidenti i Sampdorias u vuri vulën këtyre zërave.

“Patric Schick është një lojtar i Juventusit. E kërkoi edhe Roma, por nuk i kishte paratë”, tha Ferrero, President i klubit të Sampdorias.

Klauzola e çekut është 25 milionë euro, shumë që sipas mediave sportive italiane është paguar nga Juventusi.

Patrick Schick u transferua verën e kaluar në Serinë A për 4 milionë euro, që Sampdoria derdhi në arkat e Spartës së Pragës.

Në të njëjtën periudhë, edhe Roma shfaqi interes për të, por siç rrëfeu së fundmi Sabatini, tashmë tek Interi, drejtuesit verdhezinj nuk u bindën për blerjen e tij 4 mln euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta