
Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar një ekip në kategori inferiore do të luajë në kupat europiane.
Përmes finales së fituar 3-1 ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”, Tirana mori vendin e fundit të mbetur për Europa Ligën, kompeticion të cilin do ta ndjekë nga një pozicion i dhimbshëm si asnjëherë tjetër si Kategoria e Parë.
Sfida që përballi “Ujqërit e Dëborës” dhe bardheblutë kishte një ritëm mesatar, deri kur kryeqytetasit shënuan në “Elbasan Arena” me sulmuesin Ede’ që u tregua i zoti në një zbritje nga e djathta e repartit ofensiv, për të ndëshkuar portierin Shehi.
Futbollisti i Tiranës shkoi të festonte me mbështetësit bardheblu të rikthyer pas shumë javësh, por ata e kontestuan edhe pas golit.
Ky moment shënoi dhe shpërthimin e një sasie të madhe flakadanësh dhe tymuesesh që detyroi arbitrin të ndërpriste përkohësisht finalen në Elbasan Arena”.
Minutat e mbetura të pjesës së parë rinisën ndërkohë që tifozët e Tiranës linin stadiumin në shenjë proteste ndaj presidencës. Në fraksionin pasardhës Skënderbeu tentoi të rihapte llogaritë por Muzaka, Latifi dhe Plaku nuk mundën dot të rikthenin barazpeshën deri kur një goditje pa shumë pretendime e Radas, përfundoi në rrjetë e neglizhuar nga mbrojtja.
Për të vendosur trofeun u deshën kohët shtesë dhe dy gola të tjerë nga Moise dhe Merveil, ky i fundit nga pika e bardhë e penalltisë. Tirana kështu mbyll me trofe një sezon gjithsesi të dështuar nga, i cili do të nisë ringjitjen drejt elitës, me një luks si pjesëmarrja në kupat kontinentale.
Top Channel