
Provokimi i fundit nga Korea e Veriut: vendi i Kim Jong Un nxjerr tabletin që quhet iPad, njësoj si pajisja e Apple, pra në dhunim të plotë të të drejtës së autorit.
Ky tablet është prodhuar nga ndërmarrja vendase Ryonghung dhe karakteristikat teknike janë vite dritë larg iPad-it të vërtetë. Kjo pajisje ka edhe mundësi navigimi në internet, një funksion i panevojshëm në një vend ku ka mjaft censurë.
Nuk është hera e parë në fakt që Korea e Veriut i vjedh idetë Apple, shkruan faqja Gizimodo. Disa vite më parë, një fabrikë në Penian prezantoi një kompjuter identik me një iMac, të paktën nga ana estetike. Në të njëjtën kohë doli dhe një sistem operativ “i frymëzuar” nga Apple, i quajtur Red Star 3.0.
Por me iPad, është me të vërtetë hera e parë që kopjohet pajisja edhe në emër, rrethana këto që mund të nisë një çështje ligjore nga ana e kolosit të Kupertinos.
Megjithatë tableti koreanoverior është më pak i fuqishëm. Në bord ka një sistem operativ Android, dhe shoqërohet me një kover të madh me tastierë wireless me ngjyrë të kuq. Në pamje duket si një pajisje-lojë.
Top Channel